Ndërlidhjet

logo-print

Ban Ki-mun arrinë në Kosovë


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, sot arrinë për vizitë njëditëshe në Kosovë, me ç’rast pritet të takohet me zyrtarët e lartë të Kosovës dhe me përfaqësues të misionit të OKB-së në Kosovë.

Në kuadër të turneut të tij ballkanik, zyrtari i lartë i OKB-së, dje qëndroi në Beograd, me ç’rast u takua me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliqi, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Zoti Nikoliq, pos tjerash, i tha Ban Ki-munit, se Serbia do të kërkoj që “bisedimet me pushtetin e përkohshëm në Prishtinë, prej tash të udhëhiqen nën praninë e përfaqësuesve të OKB-së”.

Pas Kosovës, zoti Ban do të qëndroj në Maqedoni dhe Bosnjë Hercegovinë.
XS
SM
MD
LG