Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka tërhequr vërejtjen presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, që të mos bëjë “gabim tragjik”, duke e përdorë armatimin kimik.
“Sot ne, poashtu, po punojmë që populli i Sirisë të ketë ardhmëri më të mirë, i lirë nga regjimi i Asadit. Duke pasur parasysh rezervat e armatimit kimik, ne do të vazhdojmë ta bëjmë të qartë për Asadin dhe ata rreth tij, se bota po i shikon dhe se ata do të mbahen përgjegjës nga komuniteti ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara, nëse ata bëjnë gabim tragjik, duke i përdorë këto armatime”, tha Barak Obama, duke folur mbrëmë vonë para veteranëve të luftës në Nevada.
Damasku është kërcënuar se do ta përdorë armatimin kimik kundër çfarëdo intervenimi të jashtëm në Siri, megjithqë ka premtuar se nuk do ta përdorë këtë lloj të armatimit kundër civilëve të vet.