Ndërlidhjet

Kroaci: Zjarret shkaktuan evakuimin e turistëve


Pamje nga Rijeka gjatë muajit qershor kur ishte mbajtur festivali i netëve të verës
Pamje nga Rijeka gjatë muajit qershor kur ishte mbajtur festivali i netëve të verës
Një zjarrfikës ka vdekur, ndërsa afro 1500 turistë janë evakuuar, pasi zjarret e mbështetura nga era e fortë, kanë shpërthyer gjatë ditës së hënë në bregdetin e Kroacisë.

Ministri i brendshëm, Ranko Ostojiq, tha se “situata është shumë e vështirë” dhe se po bëhet çdo gjë që të “mbrohen jetët e njerëzve dhe pasuria”.

Zoti Ostojiq tha se “çdo gjë është e gatshme për evakuime të mëtejshme”.

Ai këto komente i bëri pas vizitës në pushimoren Selçe, afër qytetit-port Rijeka, ku afro 150 zjarrfikës ishin angazhuar në luftën kundër zjarrit.

Mediat kroate kanë raportuar se ka vdekur një zjarrfikës 45 vjeçar, derisa ishte angazhuar në luftën kundër flakës në një lokalitet në gadishullin Istra.

Në Selçe janë evakuuar afro 1500 turistë, kryesisht nga Sllovenia dhe Austria, ndërsa një numër i tursitëve janë larguar nga një hotel i afërt.

Pjesë të autostradës bregdetare të Adriatikut janë mbyllur për qarkullim, ka njoftuar policia.
XS
SM
MD
LG