Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga sulmet ajrore amerikane u vranë 12 militantë


Aeroplani amerikan pa ekuipazh

Aeroplani amerikan pa ekuipazh

Zyrtarët e sigurisë së Pakistanit thonë se nga sulmi i një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara janë vrarë sël paku 12 miliatantë, në territorin fisnor afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët thanë se aeroplani amerikan pa ekuipazh i ka shkrepur disa raketa në një kompleks në Vaziristanin Verior.

Kjo hapësirë është e njohur si strehë e militantëve talibanë dhe të al-Kaidës, që po luftojnë kundër forcave të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në Afganistan.

Programi i aeroplanëve pa ekuipazh i udhëhequr nga agjencia CIA, është element kyç në përpjekjet antiterroriste.

Në Pakistan ky program është kundërshtuar fuqishëm, pasi konsiderohet se fluturimi i aeroplanëve të tillë paraqet shkelje të sovranitetit, që shkakton viktima të papranueshme civile.
XS
SM
MD
LG