Ndërlidhjet

Rusi: Anija kozmike ruse dështoi të bashkohet me SNGJ


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët thonë se anija transportuese ruse “Progres” ka dështuar të bashkohet me Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë (SNGJ), gjatë provave të parapara për sigurimin e bashkimit efektiv në përpjekjet e ardhshme.

Një zëdhënës në Qendrën e Kontrollit të Misionit rus tha se shkaqet e dështimit po hetohen.

Kontrolli rus i misionit tha se anija kozmike është nën kontroll të plotë dhe nuk ka rrezik për ndeshje me Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Agjencia kozmike e Shteteve të Bashkuara, NASA, nëpërmjet një kumtese theksoi se përpjekja e ardhshme për bashkim do të bëhet të shtunën ose të dielën.

Anija ruse tranportuese e gjithësisë ishte ndarë nga SNGJ të dielën për të bërë prova.
XS
SM
MD
LG