Ndërlidhjet

VV: Nuk e pranojmë qëndrimin diskriminues nga OKB


UNMIK - UNFAIR, mbishkrimi i shkruar nga Vetëvendosje
UNMIK - UNFAIR, mbishkrimi i shkruar nga Vetëvendosje
Aktivistët e Lëvizjes Vetëendosje kanë ndërmarrë sot një aksion, duke shkruar parullën UN - FAIR (pandershmëri) në hyrje të ndërtesës së misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në zonën industriale në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.

Aksioni i sotëm është ndërmarrë në ditën kur Kosovën po e viziton sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

“OKB nuk ka qenë e drejtë ndaj Kosovës. Për këtë arsye ne sot shkruam në murin e UNMIK-ut,'UNFAIR', për t’i treguar edhe kryetarit të OKB-së se ne nuk e pranojmë qëndrimin diskriminues nga kjo organizatë, e cila u themelua sipas parimit të Barazisë së kombeve, e popullin shqiptar të Kosovës nuk e konsideron si të tillë", thuhet në një komunikatë të kësaj Levizjeje, të publikuar në rrjetin social Facebook.

Në të thuhet gjithashtu se “forcat e rendit kanë intervenuar në mënyrë të pakontrolluar kundër aktivistëve”. Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë informacione për këtë incident.
XS
SM
MD
LG