Ndërlidhjet

logo-print

Wiener Zeitung: Serbia i kthehet Millosheviqit


Pamje nga Vjena

Pamje nga Vjena

Qeveria e re e Serbisë ende zyrtarisht nuk e ka marrë detyrën, por Serbia tashmë po shkon në rrugën që çon prapa kah Sllobodan Millosheviqi dhe po largohet nga Evropa, vlerëson sot gazeta vjeneze, Wiener Zeitung.

Autori i komentit, Franc Shausberger, drejtor i Institutit për Rajonet Evropiane, ka vlerësuar se “me vendimet me të cilat në sferat kryesore kufizohet autonomia e krahinës multietnike Vojvodina, Gjykata Kushtetuese serbe e ka vërtetuar varësinë e saj politike”.

Vendimet e gjykatës, thuhet në koment, janë “në harmoni me politikën nacionaliste dhe centraliste të presidentit të zgjedhur para do kohe, Tomisllav Nikolliq, dhe kryeministrit të ri socialist, Ivica Daçiq, shefit të dikurshëm për propagandë të Sllobodan Millosheviqit”.

Në komentin e gazetës Wiener Zeitung mëtutje theksohet se “me përjashtim të partisë së vogël Partia e Rajoneve të Bashkuara, në Serbi, sikur edhe prej para do kohe në Rumani, në pushtet janë përsëri klikat e vjetra ish komuniste”.
XS
SM
MD
LG