Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Rrezik nga forcat speciale të Kosovës


Goran Bogdanoviq
Goran Bogdanoviq
Ministri i deritashëm i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq, thotë se në njëvjetorin e aksionit të institucioneve të Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, situata ka ndryshuar shumë pak.

Mëtutje, ai theksoi se megjithqë tash nuk ka barrikada, në të cilat kujdestaronin banorët lokalë serbë, edhe mëtutje ka rrezik që forcat speciale të Kosovës të nisen për në veri.

“Duke i pasur parasysh të gjitha këto, edhe mëtutje ka tensione, mosbesim. Serbët presin që Prishtina, pavarësisht se në mënyrë deklarative angazhohet se nuk do të bëjë asgjë me dhunë, prapë do të ndërmarrë aktivtete të ngjashme”, tha Goran Bogdanoviq.

Mëtutje ai ka theksuar se “tash është qetë, që është më e rëndësishme, ekzistojnë tensione dhe rrezik nga lëvizjet e reja të njëanshme, por besoj se në vazhdim të bisedimeve me Prishtinën, të gjitha këto do të tejkalohen”, i tha Bogdanoviq agjencisë Beta.
XS
SM
MD
LG