Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Ish ministri i ujitjes emërohet kryeministër


Presidenti Mohamed Morsi

Presidenti Mohamed Morsi

Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, e ka emëruar ish ministrin e ujitjes, Hisham Kandil, për kryeministër të ri të këtij vendi dhe i ka dhënë detyrë që ta formoj qeverinë e re.

Emërimi u shpall sot në televizionin shtetëror.

Kështu, 25 ditë pasi u inaugurua në postin e presidentit, si personi i parë civil që fitoi në zgjedhjet e lira presidenciale, Morsi e emëroi kryeministrin e ri.

Në postin e presidenti, Morsi e zëvendësoi ish liderin Hosni Mubarak, i cili u përmbys nga kryengritja popullore, në shkur të vitit 2011.

Ushtria e Egjiptit zyrtarisht e ka transferuar pushtetin te presidenti më 30 qershor, por gjeneralët ende i kanë disa të drejta të rëndësishme.
XS
SM
MD
LG