Ndërlidhjet

Pasuria e (pa)konfiskueshme


Ilustrim
Ilustrim

Projektligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale, sipas autoriteteve të Kosovës është në fazën finale dhe javën e ardhshme pritet t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për miratim, dhe më pas Kuvendit të Kosovës.

Projektligji për konfiskimin e pasurisë të përfituar në mënyrë të paligjshme, sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë është projektligj modern dhe në përputhshmëri më funksionalitetin në Kosovë dhe rregullat e Bashkimit Evropian.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, theksoi se ky ligj ka të bëjë më një reformë të thuktë që po e bëjnë institucionet e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Përmbajtja e këtij ligji do të ndikojë pozitivisht në këtë luftë dhe do të japë garanci të plota, që do të jetë kjo luftë më me ngulm dhe që do të jep kompetenca më të mëdha për prokurorët dhe gjyqtarët tonë dhe këto dispozita do të mbrojnë edhe qytetarët dhe pasurinë e qytetarëve të Kosovës duke marrë parasysh liritë dhe të drejtat e tyre”, tha Kucci.

Kur ka filluar hartimi i këtij projektligji, ministri Kuçi bën të ditur se kanë hasur në shqetësime të shumta nga bashkëpunëtorët vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë shprehur dyshime për sigurinë juridike dhe mundësinë e keqpërdorimit apo aplikimit të gabueshëm të kësaj procedure që mund të rrezikojë shkeljen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të Kosovës.

Është shumë më e lehtë në një vend të BE-së që të dëshmohet prejardhja e pronës përmes dokumentacionit që daton nga madje shekuj më parë, që nuk është shkatërruar nga asnjë luftë, e sidomos edhe ndërlidhur me traditën e tyre të gjatë juridike dhe mundësitë ekonomike që kanë sot, tha në vijim Kuçi.

Ai tha se beson se më këtë ligj janë munduar që të lehtësojnë barrën prokurorëve për të dyshuar prejardhjen e pasurisë jo legjitime dhe barrës e qytetarëve se pasuria e tyre është legjitime.

Prandaj, duke i pasur parasysh këto kufizime dhe objektiva që Kosova i ka, jemi munduar që të krijojmë një ligj i cili përmbushë këto kërkesa të BE-së, por i cili gjithashtu është i përshtatur për ambientin kosovar. Dhe për këtë, dispozitat siç mund t’i quajmë të rregullta të konfiskimit i kemi përfshirë në Draftin e ri të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa ky ligj përmban procedura të veçanta, që i kemi quajtur kompetenca të zgjeruara të konfiskimit”, theksoi Kuçi.

Në anën tjetër, shoqëria civile në Kosovë ka kritikuar përpilimin e projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale.

Sipas tyre, ky projektligj nuk është rregulluar në mënyrën më të mirë të duhur.

Adem Gashi, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave tha se ky projektligj duhet të ketë procedura ndaj pronës të krijuar në mënyrë të paligjshme.

Ne si Kosovë duhet të kemi këtë qasje, të shkojmë prapa pasurisë, gjithsesi edhe prapa personave, mirëpo prapa pasurisë që të sqarohet se nga ka ardhur kjo pasuri, dhe më pas ajo pasuri t’i kthehet viktimave të ndryshme që kanë pësuar nga krimet e ndryshme apo buxhetit të Kosovës”, theksoi Gashi.

Mjaft kritikë për këtë projektligj janë shprehur përfaqësues të Lëvizjes FOL.

Admir Salihaj, nga kjo organizatë, tha se ky projektligj nuk është në përputhshmëri me funksionimin e shtetit të Kosovës.

Kemi mundësi ende sa nuk është bërë vonë, të ribëjmë një ligj se kam frikën dhe përshtypjen se ky është i pazbatueshëm në Kosovë. Nëse ka ardhur një ekspert nga Gjermania dhe ai vjen nga një vend që e ka retroaktivitetin e ka barrën e provës, ne jemi një shtet i ri dhe nuk bën ta bëjmë, duhet të bëjmë një ligj që iu përshtatet rrethanave të Kosovës”, u shpreh Salihaj.
XS
SM
MD
LG