Ndërlidhjet

Një anëtare e re jurie për "American Idol"


Maraja Keri
Maraja Keri
Fituesja e çmimit Grammy për muzikën e zhanrit pop, Maraja Keri, do të jetë pjesë e emisionit televiziv të rrjetit FOX, American Idol.

Ajo do të jetë një nga anëtarët e jurisë në sezonin e ardhshëm të këtij konkursi këndimi dhe emri i saj shihet si një nga përpjekjet e fundit të producentëve të këtij emisioni për të rikthyer audiencën që dikur kishte.

Kevin Rajlli, president i programit zbavitës në rrjetin televizi FOX ka deklaruar se këngëtarja Keri do të jetë një nga zëvendësimet për dy anëtarët tjerë të cilët kanë paralajmëruar largimin, Stiven Tajler dhe Xhenifer Lopez.
XS
SM
MD
LG