Ndërlidhjet

Ende s’dihet identiteti i sulmuesit në Bullgari


Pamje të autobusit pas sulmit me bombë

Pamje të autobusit pas sulmit me bombë

Kryeministri bullgar tha se autoritetet shtetërore ende nuk e kanë gjetur identitetin e sulmuesit vetvrasës, i cili vrau pesë turistë izraelitë dhe një vozitës të autobusit në javën e kaluar.

Kryeministri, Bojko Borisov, tha se ka qenë e pamundur për hetuesit që t’i bashkojnë shenjat e gishtrinjëve dhe mostrat e AND-së të sulmuesit me ndonjë mostër të regjistruar në databazat botërore.

Ai tha se sulmuesi vetvrasës ka pasur bashkëpunëtorë me të cilët ka gjasa që të ketë hyrë në Bullgari përmes zonës Shengen të Bashkimit Evropian.

Komentet e tij për këtë çështje, Borisov i bëri në Sofje gjatë një konference të përbashkët për media me Xhon Brenenin, asistenin për Siguri të brendshme Anti-terrorizëm të presidentit amerikan,Barak Obama.

Mediat bullgare raportuan, në ndërkohë, se policia po e heton edhe përfshrijen e mundshme të dy personave të tjerë në incidentin e javës së kaluar që ndodhi në Burgas.
XS
SM
MD
LG