Ndërlidhjet

Vazhdojnë “negociatat bërthamore”


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Raundi i ardhshëm i negociatave mbi çështjet bërthamore ndërmjet Iranit dhe grupit të ashtuquajtur P5+1 (pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania) është caktuar të mbahet, gjatë ditës, në Stamboll.

Gjatë takimit në nivelin e zëvendës-negociuesve pritet të diskutohet mundësia e rinisjes së bisedimeve në nivelin e lartë.

Raundet paraprake të takimeve kollapsuan pas kërkesës së perëndimit që Irani të ndalë pasurimin e uraniumit.

Majkëll Men, zëdhënës i shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, tha se takimi do të shqyrtojë se si “mund të ngushtohen mungesat ekzistuese në qëndrimet (e palëve)”.

Raundet e mëparshme të negociatave që u mbajtën këtë vit në Stamboll, Bagdad dhe Moskë shënuan pak progres.

Shtetet perëndimore dhe aleatët e tyre akuzojnë Iranin se po zhvillon armë bërthamore-akuza këto që hedhen poshtë nga autoritetet iraniane.
XS
SM
MD
LG