Ndërlidhjet

Katalonia (s’)kërkon ndihmë financiare


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Rajoni veri-lindor i Spanjës, Katalonia, njoftoi sot se mund të kërkojë ndihmë financiare nga qeveria qendrore.

Qeveria rajonale tha se nuk ka marrë ende ndonjë vendim përfundimtar për këtë çështje, por se po e diskuton kërkesën për ndihmë “si opsion”.

Të premtën, rajoni lindor Valencia u bë rajoni i parë nga 17 rajonet autonome të Spanjës që i kërkoi Madridit ndihmë financiare.

Veprimi rriti shqetësimet se Spanjës mund t’i nevojitet një paketë tjetër ndihmëse financiare përveç asaj 100 miliardëshe të cilën pritet ta marrë nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG