Ndërlidhjet

Ban mban pishtarin olimpik


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve ët Bashkuara., Ban Ki-mun, do ta bart pishtarin olimpik në Londër të enjtën-një ditë para nisjes së Lojërave Olimpike 2012, njoftoi agjenia e lajmeve AFP.

Ban do të vrapojë me pishtar para Westminster Abbey në prani të presidentit të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Olimpike, Xhak Rozhe, u tha gazetarëve Eduardo Del Buej, një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara.

“Ky është një nder për sekretarin e përgjithshëm. Ai është një besimtar i fuqishëm në sportin për zhvillim dhe sportin për paqe”, tha zëdhënësi.

Ban pritet gjithashtu të takojë liderët botërorë që do të mbledhen në hapje të Lojërave Olimpike të premtën.
XS
SM
MD
LG