Ndërlidhjet

SHBA i kërkon Kinës transparencë


Flamujt e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës

Flamujt e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës

Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Barak Obama, u takua të mërkurën në Pekin me një zyrtar të lartë të ushtrisë kineze.

Takimi ndërmjet Tomas Donillën dhe gjeneralit Xu Cajhu, zëvendës-udhëheqësin e Komisionit Qendror të Ushtrisë Kineze, erdhi një ditë pas bisedimeve që Donillën zhvilloi me presidentin kinez, Hu Xhintao.

Zëri i Amerikës raporton për planet e Donillënit rreth zhvillimit të bisedave për qëndrimin e Kinës karshi krizës në Siri.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar ushtrisë kineze më shumë transparencë për këtë çështje.

Donillën parashihet ta përfundojë vizitën e tij në Kinë me një takim që do ta mbajë, gjatë ditës, me zëvendëskryeministrin e vendit, Vang Kishan dhe zëvendëspresidentin, Xhi Xhinping.
XS
SM
MD
LG