Ndërlidhjet

Turqia mbyll kufijtë me Sirinë


Refugjatët sirianë duke braktisur vendin

Refugjatët sirianë duke braktisur vendin

Forcat e regjimit sirian po vazhdojnë sulmet ndaj rebelëve të opozitës në Allepo.

Zyrtarët turkë, ndërkaq, njoftuan se po mbyllen kufijtë e shtetit me Sirinë për shkak të dhunës.

Raportet nga Ankaraja thonë se Turqia do t’i mbyll të gjitha pikat kufitare me Sirinë për të ndaluar kalimin e automjeteve nga njëri shtet në tjetrin.

Mirëpo, raportohet poashtu se refugjatët sirianë kanë hyrë për në territorin e Turqisë përmes rrugëve që përdoren zakonisht për kontrabandimin e mallrave të ndryshëm.

Organizatat vëzhguese për të drejtat e njeriut thanë se është rritur shkalla e luftimeve në Allepo përgjatë natës.
XS
SM
MD
LG