Ndërlidhjet

Pakistani kërkon rihapjen e dosjeve


Flamuri pakistanez
Flamuri pakistanez
Gjykata Supreme e Pakistanit i dha kryeministrit të ri, Raxha Pervez Ashraf, dy javë të tjera për t’u kërkuar autoriteteve zvicerane rihapjen e dosjeve për marrje të ryshfetit të presidentit, Asif Ali Zardari.

Paraardhësi i Ashrafit, Jusuf Gaza Xhilani, ishte dëbuar nga pushteti për shkak se kishte refuzuar t’ia bëjë Zvicrës një kërkesë të tillë.

Kryeprokurori i kërkoi gjykatës që të bëjë “përpjekje serioze dhe të sinqerta” për ta zjidhur mosmarrëveshjen me gjyqësinë.

Për më shumë se dy vite, qeveria ka refuzuar kërkesën e avokatëve për t’i rihapur hetimet ndaj Zardarit duke thënë se gëzon imunitet si kryetar shteti.
XS
SM
MD
LG