Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet gjilanasi me dyshimin për "marrje ryshfeti"


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit -njësia në Gjilan, në një operacion policor të realizuar të martën arrestoi një person me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari B.V. që u arrestua nga policia thuhet se është lindur më 1967, ndërsa punonte si teknik i pylltarisë në Agjencinë pyjore në Gjilan.

“Policia përmes procesit hetimor ka siguruar informata se i dyshuari ka pranuar të holla në vlerë prej 500€ nga një qytetar me qëllim tё rregullimit tё dokumentacionit nё agjencinë pyjore pёr 100m³ dru. I dyshuari është ndaluar derisa ishte duke drejtuar automjetin dhe gjatë kontrollit të veturës së tё dyshuarit janë gjetur të holla nё vlerë prej 500€ të cilat janë konfiskuar nga policia. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit kompetent dhe të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
XS
SM
MD
LG