Ndërlidhjet

Trupi i pajetë i poetit Podrimja arrin të enjten në Prishtinë


Ali Podrimja

Ali Podrimja

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka marrë të gjitha masat dhe ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme për të sjellë në Kosovë trupin e poetit të madh kosovar, Ali Podrimja, i cili u gjet i vdekur të shtunën, në afërsi të qytetit Lodève të Francës, ka njoftuar kjo ministri përmes një komunikate.

Trupi i poetit Podrimja pritet të arrijë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës të enjten në mëngjes, nga Gjeneva.

Shkaqet e vdekjes së tij ende nuk janë bërë publike zyrtarisht, në pritje të raportit zyrtar të autopsisë së kryer nga autoritetet franceze, ndonëse mediat në Kosovë, bazuar në informacionet e tyre, raportojnë se vdekja e Podrimjes ishte e natryshme.
XS
SM
MD
LG