Ndërlidhjet

Nisin aktivitetet e para në Lojërat Olimpike 2012


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Ngjarja e parë në kuadër të Lojërave Olimpike 2012 në Londër nis sot-dy ditë para ceremonisë zyrtare për hapjen e Lojërave, me gjashtë ndeshje që janë pjesë e turneut të futbollit të femrave.

Ndeshjet që do të mbahen, gjatë së mërkurës, përfshijnë Britaninë kundër Zelandës së Re, Francën kundër Shteteve të Bashkuara, Japoninë kundër Kanadasë, Kamerunin kundër Brazilit, Suedinë kundër Afrikës Jugore dhe Kolombinë kundër Koresë Veriore.

Të martën, ekipi amerikan në basketbollin e meshkujve mundi Spanjën me 100-78.

Ekipi i Shteteve të Bashkuara kishte mundur Spanjën në garën për medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Pekin më 2008.

Por, lëndimet e disa lojëtarëve të ekipit amerikan kishin ngritur shqetësime për performancën e ekipit në raport me Spanjën.
XS
SM
MD
LG