Ndërlidhjet

Al Kaida merr përgjegjësinë për sulmet


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Militantët e Al Kaidas morrën përgjegjësinë për një varg sulmesh që lanë të vrarë dhe të plagosur qindra njerëz në Irak.

Në një deklaratë plasuar në interenet, Shteti Islamik i Irakut tha se qëndron prapa sulmeve.

Rreth 115 njerëz u vranë, ndërsa diku 300 u plagosën në sulmet me bomba dhe armë zjarri gjatë së hënës-ditë e cila vlerësohet të ketë qenë më e përgjakshmja që kur trupat amerikane u larguan nga Iraku në dhjetor të vitit të kaluar.

Të dielën, 20 njerëz u vranë pas shpërthimit të disa bombave si pjesë e sulmeve të koordinuara.

Sulmet kishin për cak kryesor myslimanët shiitë të vendit.
XS
SM
MD
LG