Ndërlidhjet

Kushtetuesja gjermane kërkon reforma zgjedhore


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë kërkoi ndryshime në ligjet zgjedhore para zgjedhjeve të përgjithshme që parashihet të mbahen në vitin e ardhshëm.

Gjykata vendosi që metoda aktuale e numërimit të votave është jokushtetuese.

Vendimi thuhet se është një goditje për kancelaren gjermane, Angela Merkel, koalicioni qeverisës i së cilës e pat amandamentuar ligjin në vitin e kaluar.

Bundestagu gjerman zgjedhet me dy fletëvotime paralele, njëri për 299 përfaqësuesit e qarkut, ndërsa tjetri për ulëset e mbetura që shpërndahen bazuar në numrin e anëtarëve të partive kryesore.

Formula aktuale për shpërndarjen e ulëseve ia mundësoi Partisë Kristian Demokrate të Merkelit (CDU) të marrë 24 ulëse shtesë në zgjedhjet e 2009-ës.

Por, gjykata në Karllsruhe vendosi që formula për shpërndarjen e ulëseve “shkel të drejtën e partive për përfaqësim të barabartë”.
XS
SM
MD
LG