Ndërlidhjet

KNO pret hetimet e FIFA-s


Presidenti i FIFA-s, Sep Bllater

Presidenti i FIFA-s, Sep Bllater

Akuzat për korrupsion dhe probleme të tjera e ndjekin atë pothuaj në çdo vend, por presidenti i FIFA-s, Sep Bllater, buzëqesh kur thotë se trupi qeverisës i futbollit botëror është “në paqe” dhe në rrugën e reformave, nis një raport të sajin për këtë çështje agjencia e lajmeve DPA.

“Ka paqe në FIFA. Andaj, le t’i hyjmë procesit të reformave”, citohet të ketë thënë Bllater para gazetarëve në sesionin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik në Londër.

Në javën e kaluar, presidenti i këtij komiteti, Zhak Rozhe, tha se planifikon të bisedojë me Bllaterin sa u përket skandaleve për korrupsion që kanë goditur FIFA-n.

Sidoqoftë, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik nuk pritet të nis ndonjë hetim formal për këtë çështje.

Rozhe tha se bordi ekzekutiv i KNO-s e ka diskutar këtë çështje me konkludimin se do të presë rezultatet e hetimeve të pavarura etike, të cilat po i zhvillon FIFA aktualisht.

Ka akuza se 76 vjeçari Bllater, i cili është në krye të FIFA-s që nga viti 1998 të ketë pasur njohuri rreth ryshfetit që u është paguar zyrtarëve të mekanizmit nga kompania zvicerane e marketingut ISL, por Bllater i ka hedhur poshte akuzat e tilla.
XS
SM
MD
LG