Ndërlidhjet

Zjarri i lë të pastrehë


Fëmijët romë në një kamp në Beograd

Fëmijët romë në një kamp në Beograd

Raportet e mediave malazeze njoftojnë se kanë mbetur pa strehë mbi 800 romë, që kishin braktisur Kosovën, pas një zjarri që kaploi kampin e tyre të refugjatëve në periferi të Podgoricës.

Nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa shkaktari i zjarrit mbetet i panjohur.

Zyrtari malazez për emergjenca, Radomir Shtefanoviq, tha se erërat e larta kanë ndihmuar shpërndarjen e zjarrit.

Në Mal të Zi jetojnë diku 12 mijë refugjatë romë, të cilët kishin ikur nga vendet e tyre gjatë luftërave të viteve të 90-ta në ish-Jugosllavi.
XS
SM
MD
LG