Ndërlidhjet

Sllovenia cakton datën për zgjedhjet presidenciale


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Zgjedhjet presidenciale në Slloveni do të mbahen më 11 nëntor, citon agjencia e lajmeve HINA kryetarin e Kuvendit slloven, Gregor Virant, i cili thuhet se nënshkroi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve.

Presidenti aktual, Danillo Turk, ka bërë të ditur joformalisht se do të garojë sërish për postin e presidentit për të cilin pritet të garojnë edhe ish-kryeministri, Borut Pahor, Milan Zhver dhe kandidatë të tjerë të pavarur.

Balotazhi, i cili do të zhvillohet sipas të gjitha gjasave, mund të mbahej tri javë pas raundit të zakonshëm të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG