Ndërlidhjet

Rusia akuzon Uashingtonin rreth Sirisë


Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov

Rusia vlerësoi se dështimi i Shteteve të Bashkuara për të dënuar sulmin me bombë të 18 korrikut në Damask, gjatë të cilit u vranë disa nga zyrtarët më të lartë të qeverisë siriane, lë të kuptojë se Uashingtoni po e justifikon terrorin.

Duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve amerikanë, sipas të cilave sulmi nuk ka qenë befasues, ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, u shpreh:

“Ky është një justifikim i drejtpërdrejt i terrorizmit”.

Rusia hedh poshtë akuzat se po e mbështet regjimin e presidentit sirian, Bashar Al Asad, përderisa shtetet perëndimore thonë se qasja ruse po pengon zgjidhjen e krizës në Siri.
XS
SM
MD
LG