Ndërlidhjet

Romni viziton Anglinë, Izraelin dhe Poloninë


Mit Romni

Mit Romni

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mit Romni, është nisur të mërkurën për vizitë zyrtare në Angli, Izrael dhe Poloni, tri vendet që njihen si aleatet kryesore të Shteteve të Bashkuara.

Ai shpreson të ndryshojë perceptimin që ekziston për të te votuesit se i mungon përvoja në bërjen e politikës së jashtme amerikane.

Në Londër, Romni do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2012 të premten dhe takohet me kryeministrin britanik, Dejvid Kameron.

Në Izrael ai gjithashtu planifikon të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.
XS
SM
MD
LG