Ndërlidhjet

Siri: Trupat qeveritare lëvizin kah qyteti Alepo


Pamje e djegies së një tanku gjatë luftimeve në Siri

Pamje e djegies së një tanku gjatë luftimeve në Siri

Mijëra forca të qeverisë së Sirisë, të mbështetura nga helikopterët, raportohet se sot kanë avancuar ndaj forcave kryengritëse në qytetin e dytë më të madh në Siri, Alepo.

Njëherësh zyrtarë të Turqisë kanë shpallur se vendkalimet kufitare me Sirinë janë mbyllur për kamionë, për shkak të dhunës së intensifikuar.

Vëzhgimi sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, një organizatë pro opozitës në Siri, tha se në Alepo, gjatë natës dhe sot në mëngjes, kishin shpërthyer luftimet.

Aktivistët thanë, poashtu, se sot forcat e Sirisë kanë shtënë me artileri dhe me predha në një lagje të Damaskut, duke i detyruar qindra familje që të largohen.

Prej zhvillimeve të tjera për Sirinë, veçojmë edhe informacionin se zëvendësministri i jashtëm rus ka thënë se Moska ka marë “siguri të forta” nga regjimi i Sirisë se arsenali i armatimit kimik është i sigurt.
XS
SM
MD
LG