Ndërlidhjet

Serbët e Kosovës – peticion Nikolliqit dhe Daçiqit


Simbole dhe mbishkrime serbe në pjesën veriore të Mitrovicës

Simbole dhe mbishkrime serbe në pjesën veriore të Mitrovicës

Përfaqësuesit e tri shoqatave të serbëve të Kosovës, nesër në Beograd, i dorëzojnë presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe mandatarit për formimin e qeverisë, Ivica Daçiq, peticionin me 27 mijë nënshkrime të serbëve të Kosovës, me të cilin kërkohet anulimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet Beogradit e Prishtinës, në dialogun në Bruksel.

Njëra nga organizatorët e nënshkrimit të peticionit, Vlladimir Rakiq, ka thënë se kërkesa për anulimin e marrëveshjeve nesër do t’i dorëzohet edhe kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, raporton agjencia Beta.

Tri shoqatat e serbëve konsiderojnë se marrëveshjet e Brukselit janë antikushtetuese.
XS
SM
MD
LG