Ndërlidhjet

Iran: SHBA-të akuzohen për sulme kibernetike


Ilustrim
Ilustrim
Agjencia e lajmeve e Iranit, ISNA, sot e ka cituar një zyrtar të paemëruar iranian se Uashingtoni do të ballafaqohet me përgjigjje shkatërruese nëse vazhdon me sulmet kibernetike kundër Iranit.

Muajin e kaluar, Irani pretendoi se i kishte zbuluar planet nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Britania, për ta lansuar një sulm masiv në Internet, pasi të dështojnë përpjekjet diplomatike për ta ndalur programin e kontestuar atomik iranian.

Në vitin 2010, Irani e kishte akuzuar perëndimin për përpjekje për ta sabotuar programin atomik iranian duke përdorë viruse kompjuterike, që kishin shkaktuar dështimin e operacionit të centrifugave në kapacitetin kryesor të pasurimit të uraniumit në këtë vend.
XS
SM
MD
LG