Ndërlidhjet

OKB: Nga Siria largohet gjysma e vëzhguesve


Vetura e misionit të vëzhguesve të OKB-së në Siri

Vetura e misionit të vëzhguesve të OKB-së në Siri

Shefi i misioneve paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, Herve Ladsouds, ka njoftuar sot se gjysma e misionit vëzhgues në Siri po kthehen në shtetet e tyre.

Zëdhënësja e paqeruajtësve, Xhozefine Guerrero, ka qartësuar se derisa në mision do të mbeten 150 prej 300 vëzhguesve në terren, OKB-ja nuk mund ta konfirmoj numrin e saktë të atyre që po dërgohen në shtëpi, pasi numri i vëzhguesve në Siri ndryshon prej ditës në ditë.

Monitoruesit e OKB-së i kanë kufizuar disa nga aktivitetet e tyre prej 15 qershorit, për shkak të përshkallëzimit të dhunës në Siri, pasi armëpushimi i dobët, që ata është dashur ta monitorojnë, ishte shkatërruar brenda disa ditëve.

Para pak ditësh, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e zgjati mandatin e këtij misioni edhe për 30 ditë, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë qartas se ky ishte vazhdimi i fundit i këtij misioni.
XS
SM
MD
LG