Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Mit Romni arriti në Londër


Kandidati presidencial republikan Mit Romni

Kandidati presidencial republikan Mit Romni

Kandidati presidencial i Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara, Mit Romni, ka arritur në Britani, në kuadër të turneut të tij njëjavësh, që përfshinë edhe Izraelin dhe Poloninë.

Gjatë tri ditëve të ardhshme zoti Romni do të takohet me kryeministrin britanik, Dejvid Kamerun, dhe liderët e tjerë politikë dhe do të merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër, të premtën në mbrëmje.

Të shtunë, kandidati republikan për president amerikan, udhëton në Izrael, ku pritet të takohet me kryeministrin Benjamin Netanjahu, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë, ndërsa do ta mbajë edhe një fjalim për politikën e jashtme.

Të hënën, ai niset për në Poloni për takim me liderët e këtij vendi.

Raportohet se udhëtimi i Romnit ka për qëllim ta forcoj kredibilitetin e tij si figurë botërore para zgjedhjeve presidenciale amerikane më 6 nëntor.

Hulumtimet e opionionit tregojnë se presidenti Barak Obama ka një epërsi të vogël ndaj Romnit.
XS
SM
MD
LG