Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj, Panariti: Bashkëpunimi – model për rajonin


Edmond Panariti (majtas) dhe Enver Hoxha gjatë konferencës për shtyp në Prishtinë

Edmond Panariti (majtas) dhe Enver Hoxha gjatë konferencës për shtyp në Prishtinë

Në takimin ndërmjet ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Edmond Panariti, në Prishtinë, është theksuar se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është model për vendet e rajonit.

Zoti Hoxhaj tha se Shqipëria është një partner i fuqishëm diplomatik, politik, tregtar, arsimor dhe kulturor për Kosovën dhe se “të dy vendet tona kanë një histori, gjeografi kulture dhe vizion për integrim evropian”, njoftoi ministria e jashtme e Kosovës.

Mëtutje, në konferencën për shtyp në Prishtinë, ministri Hoxhaj tha se “më një gusht do të përmbyllet masa administrative e përkohshme sa i takon importit të çimentos”.

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, është shprehur i nderuar, i privilegjuar dhe i emocionuar, që vizitën e parë si ministër i jashtëm po e zhvillon në Kosovë.

“Nuk ka se si të mos e shikojmë me admirim dhe me mbështetje të plotë këtë konsolidim institucional të Kosovës, për një zhvillim ekonomik, për prosperitet dhe për ndërtimin e një shoqërie multietnike, sipas parametrave evropianë, ku respektohen të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe minoriteteve”, tha Panariti në konferencën për shtyp, mbrëmë në Prishtinë.

Ai e ka shprehur përkushtimin që Shqipëria të vazhdoj të bashkëpunoj më intensivisht me institucionet tashmë plotësisht sovrane të Kosovës, në proceset integruese evroatlantike, që kanë nisur.
XS
SM
MD
LG