Ndërlidhjet

Olimpiadë: Takimet sportive filluan me incidente për flamur


Pamje nga ndeshja e futbollit për femra Koreja Veriore - Kolumbia në Olimpiadë

Pamje nga ndeshja e futbollit për femra Koreja Veriore - Kolumbia në Olimpiadë

Një incident diplomatik e ka shënuar ditën e parë të garave në Olimpiadën e Londrës, pasi seleksioni futrbollistik i femrave të Koresë Veriore, është larguar nga stadiumi për shkak se para ndeshjes me Kolumbinë, ishte paraqitur flamuri i Koresë Jugore.

Ky gabim ka çuar në më tepër se një orë vonesë, ndërsa përfundimisht, Koreja Veriore fitoi me rezultat 2:0.

Në fillim të turneut të futbollit të femrave në Olimpiadë fitore korrën edhe Britania, Shtetet e Bashkuara, Japonia, Brazili dhe Suedia.

Turneu në futbollin e meshkujve fillon sot me takimet Honduras – Maroko, Meksiko – Koreja Jugore, Spanja – Japonia, Emiratet e Bashkuara Arabe – Uruguaji, Gaboni – Zvicra, Bjellorusia – Zelanda e Re, Brazili – Egjipti dhe Britania – Senegali.

Ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike 2012 në Londër bëhet të premten në mbrëmje.
XS
SM
MD
LG