Ndërlidhjet

logo-print

Ban Ki-mun e viziton Srebrenciën


Ban Ki-mun gjatë fjalimit në Parlamentin e Bosnjë Hercegovinës

Ban Ki-mun gjatë fjalimit në Parlamentin e Bosnjë Hercegovinës

Në kuadër të turneut të tij ballkanik, Ban Ki-mun sot e viziton Srebrenciën, duke u bërë kështu sekretari i parë i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, që e viziton vendin e masakrës në Bosnjë Hercegovinë.

Forcat serbe të Bosnjës i vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë, pasi e morën kontrollin në Srenbrenicë më 11 korrik të vitit 1995.

Mbrojtja e qytetit nga forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara ishte joefektive derisa forcat serbe hynë në qytet.

Dje, në fjalimin e tij në Parlamentin e Bosnjë Hercegovinës, Ban Ki-mun, tha se OKB-ja nuk ishte në nivel të përgjegjësisë në atë kohë të krizës.

Ban Ki-mun do ta vizitoj Qendrën Memoriale në Potoçari afër Srebrenciës, ku janë varrosur më se 6500 kufoma të viktimave të masakrës së Srebrenicës, që ishte vrasja më mizore në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Sot në mëngjes, zyrtari i lartë i OKB-së e vizitoi Stadiumin Olimpik në Sarajevë, ku në vitin 1984 janë mbajtur Lojërat Olimpike Dimërore.

Me këtë rast, Ban Ki-mun e kaloi me vrapim një rreth nderi në stadium.
XS
SM
MD
LG