Ndërlidhjet

OKB: Akuza reciproke Iran – Izrael për sulmin në Bullgari


Autobusi i shkatërruar pas sulmit me bombë në Burgas të Bullgarisë nga i cili u vranë pesë izraelitë dhe një bullgar

Autobusi i shkatërruar pas sulmit me bombë në Burgas të Bullgarisë nga i cili u vranë pesë izraelitë dhe një bullgar

Irani i ka vlerësuar “të pabaza” akuzat izraelite se Teherani është përgjegjës për sulmin me bombë të javës së kaluar kundër autobusit me turistë izraelitë në Bullgari.

Duke folur në debatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbrëmë vonë, ambasadori iranian në OKB, Mohamad Khazai, e ka akuzuar Izraelin se e ka kryer sulmin në të cilin u vranë pesë turistë izraelitë dhe shoferi bullgar.

Zëvendës ambasadori izraelit në OKB, Haim Vaksman, këto akuza i vlerësoi si “të tmerrshme, por jobefasuese, pasi vijnë nga qeveria e cila thotë se sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, ishin teori e konspiracionit dhe se Holokausti nuk ka ekzistuar”.
XS
SM
MD
LG