Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Gjysma e Alepos – nën kontrollin e kryengritësve


Pamje nga luftimet nëpër rrugët e qytetit Alepo në Siri

Pamje nga luftimet nëpër rrugët e qytetit Alepo në Siri

Luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve po vazhdojnë në dy qytetet më të mëdha të Sirisë: në kryeqytetin Damask dhe në Alepo.

Sot kryengritësit pretenduan se forcat e tyre tash e kontrollojnë gjysmën e qytetit Alepo, pas gjashtë ditësh të luftimeve.

Ky pretendim nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Raportohet se forcat qeveritare me aeroplanë kanë ndërmarrë sulme në lagjet e Alepos, për t’i parandaluar përforcimet pët kryengritës.

Ka pasur shenja se qeveria kishte dërguar përforcime në Alepo, në përpjekje që kryengritësit t’i dëboj nga qyteti.
XS
SM
MD
LG