Ndërlidhjet

Kuvendi i Serbisë zgjedh sot qeverinë e re


Kuvendi i Serbisë - foto arkivi
Kuvendi i Serbisë - foto arkivi
Kuvendi i Serbisë pritet që në seancën e sotme të zgjedhë qeverinë e re.

Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit qeveritar pritet të japin betimin, pasi të jenë zgjedhur.

Sipas paralajmërimeve, qeveria e re do të ketë 17 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra - tre nga të cilët do të jenë gjithashtu ministra.

Mandatari për formimin e qeverisë së re dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, pritet të jetë kryeministër dhe njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Brendshme.

Ministër i Jashtëm pritet të emërohet ambasadori i deritashëm serb në Japoni, Ivan Mërkiq, kurse ministër i Mbrojtjes dhe nënkryetar i qeverisë për çështje sigurie pritet të jetë Aleksandar Vuçiq, ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe, prej së cilës vjen edhe presidenti serb, Tomisllav Nikolliq.
XS
SM
MD
LG