Ndërlidhjet

Baroso kundër zvogëlimit të buxhetit të BE-së


Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet për të zvogëluar buxhetin e Bashkimit Evropian në vitin e ardhshëm.

Ai ka thënë se një gjë e tillë do të kërcënonte planet për të stimuluar rritjen ekonomike dhe punësimin.

“Kjo do të linte pasoja për rimëkëmbjen ekonomike, duke pasur parasysh se shkurtimet do të preknin të gjithë”, ka thënë Baroso në letrën dërguar krerëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së.

Shtetet, të cilat i kontribuojnë në masën më të madhe buxhetit të Bashkimit Evropian, Finlanda, Franca dhe Gjermania, kanë rekomanduar që ai të zvogëlohet për pesë miliardë euro, ndërkohë që Britania e Madhe, Holanda dhe Suedia kanë propozuar reduktime edhe më të mëdha.

Komisioni Evropian ka paraqitur projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili parasheh shpenzimin e 138 miliardë eurove ose 6.8 për qind më shumë në krahasim me buxhetin e këtij viti.

Projekt-buxhetin, deri më tash, e kanë përkrahur 17 nga 27 vendet anëtare të BE-së.
XS
SM
MD
LG