Ndërlidhjet

Ligjvënësit sllovakë heqin imunitetin


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Ligjvënësit sllovakë kanë votuar me shumicë dërrmuese për heqjen e imunitetit nga ndjekja penale.

Parlamenti 150-vendesh ka votuar me 144 vota pro ndryshimit në Kushtetutë, ndërkohë që 6 deputetë kanë abstenuar nga votimi.

Imuniteti i tillë ka qenë për kohë të gjatë i papëlqyer, por thirrjet publike për eliminimin e tij janë rritur në muajt e fundit, pas zbulimit të një skandali financiar.

Rasti i njohur si “Gorilla” është shfaqur në internet në muajin dhjetor, duke sugjeruar se një grup financiar ka korruptuar politikanë të qeverisë dhe të opozitës më 2005-06, për të përfituar nga privatizimi.

Rregullat e reja për imunitetin do të hyjnë në fuqi më 1 shtator.

Ndonëse ligjvënësit humbasin imunitetin nga ndjekja penale, për arrestimin e tyre nga policia do të vazhdojë të jetë i nevojshëm miratimi parlamentar.
XS
SM
MD
LG