Ndërlidhjet

Kameron: Siguria në Olimpiadë – prioritet


Londër, 26 korrik 2012

Londër, 26 korrik 2012

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ka thënë se masat për të mbrojtur Lojërat Olimpike përbëjnë operacionin më të madh të sigurisë në historinë paqësore të Britanisë.

Ai u ka thënë gazetarëve në Londër se forcat e policisë "nuk do t’i lënë asgjë rastit për të mbrojtur jetët e njerëzve".

Lojërat Olimpike do të mbahen në kryeqytetin britanik nga 27 korriku deri më 12 gusht.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të tyre.
XS
SM
MD
LG