Ndërlidhjet

Aktivistja gjysmë e zhveshur përpiqet të "sulmojë" Kirilin


Kiev, 26 korrik 2012.
Kiev, 26 korrik 2012.
Një feministe ukrainase, gjysmë e zhveshur dhe me mesazhe kërcënuese në trup, ka bërë përpjekje të hidhet mbi patriarkun e Kishës Ortodokse Ruse, Kiril, në shenjë proteste ndaj "politikës anti-ukrainase të Kremlinit dhe Kishës".

Protestuesja i përket grupit ukrainas "Femen", i cili lufton për të drejtat e grave.

Ajo ka arritur të afrohet në një metër largësi nga patriarku në Aeroportin e Kievit, për t'u ndaluar më pas nga forcat e sigurisë.

Në trupin e saj shkruante "Vdekje Kirilit" dhe "Kiril, shko në ferr".

Aktivistja fillimisht është arrestuar dhe më pas liruar pa ngritjen e ndonjë akuze.

Patriarku Kirili thuhet se ka injoruar aksionin dhe ka vazhduar të japë deklarata rreth vizitës së tij në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG