Ndërlidhjet

logo-print

Miqunoviq ngushëllon Krasniqin për vdekjen e Podrimjes


Ali Podrimja

Ali Podrimja

Me rastin e vdekjes së poetit Ali Podrimja, ministri malazez i Kulturës, Branisllav Miqunoviq, përmes një telegrami, ka ngushëlluar homologun kosovar, Memli Krasniqi.

"Vdekja e tij e papritur nuk është humbje vetëm për familjen e tij dhe për popullin e Kosovës, për letërsinë dhe kulturën shqiptare, por edhe humbje për letërsinë bashkëkohore ballkanase dhe botërore. Ali Podrimja e ka vizituar shpesh Malin e Zi, në Mal të Zi ka pasur miq dhe kolegë, si shqiptarë ashtu dhe malazezë, dhe gjithmonë ishte i mirëseardhur”, thuhet pos tjerash në telegram.

Poeti kosovar, Ali Podrimja, është varrosur sot në varrezat e Prishtinës. Ai është gjetur i vdekur më 21 korrik, në një pyll afër qytetit Lodeve të Francës.

Në Francë, Podrimja po merrte pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.
XS
SM
MD
LG