Ndërlidhjet

Kampioni grek përjashtohet nga Olimpiada


Ilustrim

Ilustrim

Kampioni botëror grek në kërcim të lartë, Dimitris Hondrokoukis, është përjashtuar sot nga Lojërat Olimpike, pasi ka rezultuar pozitiv ndaj substancave të ndaluara.

Njoftimi vjen një ditë pasi 10 atletë të tjerë janë ndaluar nga pjesëmarrja në Olimpiadë për të njëjtat arsye.

Agjencia Botërore për Anti-Drogë ka thënë të mërkurën se Lojërat Verore 2012 do të jenë lojërat më të testuara në histori.

Olimpiada sivjet mbahet në Londër. Ajo do të nisë nesër dhe do të përfundojë më 12 gusht.
XS
SM
MD
LG