Ndërlidhjet

Erdogan paralajmëron grupet “terroriste” në Siri


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan.
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan.
Në një paralajmërim për rebelët kurdë, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se Turqia do të veprojë kundër çdo organizate “terroriste” në veri të Sirisë, të cilën e sheh si kërcënim.

“Nuk do të lejojmë që grupet terroriste të ndërtojnë kampe në veri të Sirisë dhe të kërcënojnë Turqinë”, ka thënë Erdogan para gazetarëve.

Parlajamërimi i tij për ndërhyrjen eventuale paraqet një përshkallëzim të ri të tensioneve ndërmjet Turqisë dhe fqinjit jugor, të cilat janë intensifikuar prejse presidenti sirian, Bashar al-Asad, nuk ka marrë parasysh thirrjet e Ankarasë për të dhënë dorëheqje.

Në vitet e fundit, Turqia ka kryer rregullisht sulme ndaj rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), të pozicionuar në malet e Irakut verior.

PPK ka nisur një betejë guerile për më shumë autonomi në Turqi që nga viti 1984. Rreth 40 mijë veta, shumica kurdë, kanë humbur jetën gjatë këtyre dekadave.
XS
SM
MD
LG