Me aktivitete të ndryshme, përfshirë këtu edhe akademinë përkujtimore nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, është shënuar sot njëvjetori i rënies së Heroit të Kosovës, Enver Zymberi.
Një delegacion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i prirë nga ministri Bajram Rexhepi dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, mësohet të ketë vizituar familjen e Enver Zymberit në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.
Një ngjarje tjetër që ka shënuar këtë datë ka qenë edhe vendosja e gurëthemelit të lapidarit të heroit në hapësirën e objektit të ri të administratës së Policisë së Kosovës nga ana e ministrit të MPB-së, Rexhepi, dhe drejtorit të përgjithshëm të PK-së, Maxhuni.
Në akademinë përkujtimore që është mbajtur në Pallatin e rinisë dhe të sportit në Prishtinë thuhet të jetë çmuar lart "shëmbëlltyra dhe përkushtimi i Heroit të Kosovës, Enver Zymberi".
Polici Enver Zymberi është vrarë gjatë aksionit policor të vitit të kaluar, për futjen nën kontroll të pikave doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaha, ka shpallur më pas Zymberin Hero të Kosovës.