Ndërlidhjet

Pakistani bllokon përkohësisht furnizimet e NATO-s


Torkham - foto arkivi
Torkham - foto arkivi
Pakistani ka ndaluar përkohësisht furnizimet e NATO-s për në Afganistan, të cilat shfrytëzojnë rajonin e tij veriperëndimor, për shkaqe të sigurisë.

Mësohet se dërgesat janë bllokuar në pikën kufitare të Torkhamit, e cila lidh rajonin me Afganistanin lindor.

Zyrtarët thonë se qeveria ka marrë informacione në lidhje me sulme të mundshme vetëvrasëse mbi kamionë, andaj edhe ka pezulluar qarkullimin.

Ky zhvillim ndodh dy ditë pasi militantët talibanë kanë sulmuar një konvoj të NATO-s me furnizime, pranë qytetit Jamrud në qarkun Khiber, duke vrarë një shofer.

Pakistani ka rihapur rrugët e furnizimit për NATO-n më 2 korrik, pas shtatë muajsh mbyllje.

Bllokimi për NATO-n ka ndodhur në përgjigje të vrasjes së 24 ushtarëve pakistanezë nga një sulm ajror i Aleancës Veriatlantike.
XS
SM
MD
LG