Ndërlidhjet

Obama kërkon konsensus për armët


Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka bërë thirrje për racionalitet në kontrollon e shitjes së armëve, pas vrasjes së 12 njerëzve në një kinema të Kollorados.

Obama tha se demokratët dhe republikanët duhet të arrijnë konsensus për këtë çështje dhe të punojnë së bashku për të luftuar dhunën në SHBA.

Në komentet më të drejtpërdrejta për armatim që nga ardhja në pushtet, Obama ka thënë se “vendi i armëve moderne është në duart e ushtarëve dhe jo të kriminelëve” dhe se është e papranueshme që personat me të meta mendore të kenë qasje në armë zjarri.

“Si shumica e amerikanëve, besoj se Amendamenti i Dytë i garanton një individi të drejtën për të pasur armë. Ne të gjithë e njohim traditën e posedimit të armëve, e cila pasohet brez pas brezi, gjuetia me armë zjarri është pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare. Por, besoj se shumë njerëz që kanë armë, do të pranonin se AK-47 i përket ushtrisë dhe nuk duhet të jetë në duart e kriminelëve”, ka thënë Obama në Nju Orllins, gjatë një takimi të Lidhjes Kombëtare Urbane, një grup ky i njohur afrikano-amerikan për të drejtat e njeriut dhe ekonominë.

Obama ka thënë se metodat për të parandaluar kriminelët dhe të sëmurët mendorë që të blejnë armë, duhet të jenë të thjeshta dhe praktike. Ai ka kritikuar ligjvënësit për kundërshtimin e përpjekjeve për pakësimin e dhunës nga armët.
XS
SM
MD
LG