Ndërlidhjet

Zvogëlohet jetëgjatësia e femrave japoneze


Ilustrim - Flamuri i Japonisë

Ilustrim - Flamuri i Japonisë

Ministria e Shëndetësisë në Japoni ka bërë të ditur se jetëgjatësia e femrave japoneze ka rënë në vendin e dytë në botë, për shkak të tërmetit dhe të cunamit të vitit të kaluar.

Sipas raportit të publikuar të enjten, epërsia e renditjes globale për jetëgjatësi u takon femrave të Hong Kongut me 86.7 vjet.

Raporti thotë se jetëgjatësia e femrave japoneze ka rënë në 85.9 vjet më 2011 nga 86.3 sa ka qenë më herët.

Jetëgjatësia për meshkujt japonezë gjithashtu ka rënë nga 79.5 vjet në 79.4.

Rënia i atribuohet fatkeqësisë vdekjeprurëse të marsit 2011, e cila ka goditur pjesën verilindore të Japonisë.

Raporti thotë se edhe rritja e vetëvrasjeve ka kontribuar në zvogëlimin e jetëgjatësisë së femrave.
XS
SM
MD
LG